Lufta e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në muajin e gjashtë, me humbje njerëzish dhe pajisjesh nga të dyja anët dhe mungesë përparimi në terren. Konflikti tani sipas analistëve “përcaktohet shumë më tepër nga përdorimi i artilerisë dhe fuqia e zjarrit”. Nga muaji prill, Kremlini është përqendruar në kapjen e Donbasit - një rajon industrial i Ukrainës lindore, ku kontrollin e kanë separatistët e mbështetur nga Rusia.