Dy aksidente janë regjistruar në Lezhë, por fatmirësisht pa viktima. Aksidenti i parë është regjistruar mesnatës e së premtes, kur 36-vjeçar, pasi ka humbur kontrollin e automjetit është përplasur me një tjetër mjet, në vendin e quajtur si kryqëzimi i Treshit. Për pasojë kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerë mes të cilëve edhe një fëmijë 2 vjeç, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.