Ylli i NBA-së, Luka Donçiç është vetëofruar që të paguajë për funeralet e tetë fëmijëve dhe një roje sigurie të vrarë nga të shtënat në një shkollë në Beograd të mërkurën. Slloveni Donçiç, i cili ka babain serb, do të paguajë gjithashtu edhe shpenzimet e nevojshme për për kurimin e të plagosurve dhe psikologët e punonjësit social që do të ndihmojnë fëmijët që i mbijetuan masakrës, por që panë tmerr me sy, që të rimarrin veten e t’i rikthehen normalitetit. Basketbollisti i Dallas Mavericks, Donçiç shtoi se ai është "i përkushtuar" për të ofruar mbështetje "të menjëhershme dhe afatgjatë" për viktimat e tragjedisë përmes fondacionit të tij bamirës. Gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësues u plagosën në të shtënat në shkollën fillore Vladislav Ribnikar.