Izolimit të shqiptarëve të Kosovës mund t’i vijë fundi pasi Bashkimi Europian ka ndërmarrë një aksion diplomatik për të mbajtur premtimin për liberalizimin e vizave. Komisioni Evropian u ka dërguar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian një dokument të detajuar teknik ku konfirmon se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Në këtë dokument, Komisioni propozon që BE t’i liberalizojë vizat për Kosovën brenda këtij viti. Sipas burimeve në Bruksel, dokumenti do të hidhet për diskutim me vendet e unionit më 13 tetor në Bruksel.