Top News – Fundi i epokës së Netanyahut/ 12 vite në pushtet, tani e kërcënon një koalicion
31/05/2021 12:23

Ka gjasa që në Izrael epoka e kryeministrit më afatgjatë në pushtet, Benjamin Netanjahu të marrë fund pas 12 vjetësh. Kundërshtarët e tij politikë duan të krijojnë një koalicion të gjerë. Kreu i partisë ultranacionaliste, Jamina, Naftali Bennett u shpreh të dielën në mbrëmje në televizion, se ai do të bëjë gjithçka, për të krijuar një aleancë me partitë e orientuara djathtas, majtas, partitë e moderuara dhe me drejtuesin e opozitës liberale, Jair Lapid. Ai dëshiron në këtë "moment të së vërtetës" të marrë përgjegjësi. "Jair dhe unë kemi diferencat tona, por ne ndajmë të njëjtën dashuri për këtë vend.". Me aleancën e re synohet të pengohet, që Netanjahu të vijë sërish në pushtet. Sipas raportimeve në media qëllimi është rotacioni i pushtetit të kryeministrit: Në fillim do ta marrë këtë detyrë ish-ministri i Mbrojtjes, Benett për dy vjet, më pas në radhë do të vijë liberali Lapid. Në rast se vërtet arrihet të krijohet një qeveri e tillë, atëherë epoka e Netanjahut merr fund. 71 vjeçari qeveris që nga viti 2009. Vetë Netanjahu në një fjalim televiziv paralajmëroi nga koalicioni që planifikojnë kundërshtarët e tij. "Kjo qeveri do të jetë rrezik për sigurinë e shtetit të Izraelit", tha kryeministri në detyrë. Po ashtu Netanjahu fajësoi Bennett, se ai e shkeli premtimin në fushatën zgjedhore, se nuk do të bëjë koalicion me Lapid. Partia Likud e Netanjahut me 30 vende nga 120 vende gjithsej u zgjodh forca kryesore, por nuk arriti shumicën absolute me 61 mandate. Netanjahu mori përsipër detyrën e krijimit të qeverisë, por ai nuk ia doli brenda afatit ligjor të krijonte një koalicion. Për këtë arsye presidenti Rivlin ia kaloi këtë detyrë kreut opozitar liberal, Jair Lapid. Afati për të merr fund të mërkurën.

Top News- Pse Trump e Putin, duan shkatërrimin e Evropës? The Guardian zbardh arsyet
23/12 22:57
Top News- Betejë trup me trup, por rusët fitojnë, Ukraina humbet qytetin lindor
23/12 22:50
Top Channel/ Serbi – ikën Kushner, hyjnë arabët? Kush e ndërton kompleksin në Beograd!
23/12 15:39
Top News – Një tjetër Krishtlindje në luftë / Realitet ‘i ndarë’ në Kiev, ndizen dritat e festave
23/12 15:22
Top News – I vuri flakën vetes në Sheshin e Kuq /‘Kalvari’ i shefit të një fabrike ruse të mbrojtjes
23/12 15:22
Top Channel/ Fluksi i ri emigrantësh në Kretë: Po vijnë përditë, ishulli s`i mban dot!
23/12 14:44
Top News – FSK kishte vetëm pistoleta Glock / Kurti: Tani ka 40 lloje armësh dhe tre lloje dronësh
23/12 14:11
Top News – Ari shënon një rekord të ri / Të gjithë duan ‘një port të sigurt’ mes pasigurisë
23/12 14:06
Top Channel/ Ari mbërrin çmim të ri rekord: Frikë nga luftrat, po e blejnë bankat qendrore!
23/12 12:20
Top Channel/ Sulmet e SHBA ndaj Venezuelës, mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurimit i OKB-së!
23/12 11:41
Top News – Polonia ‘nën sulm’, ngre avionët luftarakë / Sulme ruse me rreze të gjatë, NATO në alarm
23/12 11:03
Top Channel/ Trump acaron Danimarkën: Nis të dërguar në Groelandë, thirret ambasadori!
23/12 10:59
Top Channel/ “Nuk e di a jam më një demokrat”: Hunter Biden sulmon të atin për emigracionin!
23/12 10:49
Top Channel/ Shpërthim në Moskë, vritet gjenerali i Putinit: Bombë poshtë makinës!
22/12 16:10
Top News – Trump alarmon Danimarkën / Guvernatori i Luizianës, i dërguar për Grenlandën
22/12 15:33
Top News – Orban tallet me BE-në: Rusinë s’e mundi Napoleoni e Hitleri, do ta bëjë Kaja Kallas
22/12 15:30
Top News – Avioni në pikiatë për 1500 metra / Horror në ajër, motori dhe krahu marrin flakë
22/12 15:21
Top News -‘Fshin’ ambasadorët e erës Biden / Trump shkund politikën e jashtme, shkarkon 29 diplomatë
22/12 15:14
Top News – Putin kërkon kthimin e BRSS / Inteligjenca amerikane acaron Kremlinin: E pavërtetë
22/12 15:04
Top News – Starlink në shënjestrën e Putinit/ Arma e re që mund të shkatërrojë satelitët e Elon Musk
22/12 14:56
DIGITALB DIGITALB