Për ditën e pestë rradhazi, kryeministri Edi Rama ndau ftesat e dialogut. Kësaj here i shtroi në një sofër guri vendosur para godinës qeveritare, rrethuar nga disa shilte, për të pritur dhe folur me studentë protestues. Por, protagonizmin e të rinjve e rrëmbyen xhaketat e vjetra të Partisë Demokratike. Kryesuar nga Flamur Noka, militantët e Partisë Demokratike marshuan nga selia në kryeministri, pak orë para se të rinjtë të dilnin në protestë. Një akt ky që argumentohet si mbështetje ndaj studentëve, ndaj ana e eksponentëve demokratë, megjithëse të rinjtë krahas largimin të Edi Ramës, kërkojnë që po të njëjtin fat të ketë edhe Sali Berisha.