Top News – FSK krah të trupave amerikane/ Ceremonia e dërgimit në mision paqeruajtës
07/02/2021 17:47

Në Xhonston, të Ioëas, në SHBA, është mbajtur ceremonia e organizuar me rastin e dërgimit të përbashkët të trupave nga Forca e Sigurisë Kosovës dhe Garda Kombëtare e Ajovas në mision paqeruajtës. Në fjalim përmes lidhjes video, komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, tha se ky është një moment historik për vendin. "Faleminderit popullit të Ajovas si dhe udhëheqësve si në nivel shtetëror ashtu edhe në atë federal për besimin ndaj të arriturave të FSK-së dhe popullit të Kosovës", ka thënë Rama. Kim Reynolds guvernatore e Ajovas, vlerësoi përkushtimin e këtyre forcave për lirinë, duke i falenderuar për sakrificën dhe shërbimin.Më 6 janar, Komandanti i FSK-së, tha se për dërgimin e misionit paqëruajtës në shqyrtim janë dy vende: Kuvajti dhe Iraku, por destinacioni nuk është konfirmuar ende. Radio Evropa e lirë shkruan se opsioni i irakut është më pak i mundshëm, pasi ky vend nuk e ka njohur ende kosovën. Edhe pse simbolike, pjesëmarrja e FSK-së në misionet ndërkombëtare, konsiderohet shumë e rëndësishme për kosovën. Dërgimi i kontigjentit të FSK në mision jashtë vendit u miratua në kuvend më 5 janar. Një ditë më pas, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, nënshkroi autorizimin për nisjen e tij në mision paqeruajtës. FSK-ja, deri më tani, nuk ka marrë pjesë në operacione paqeruajtëse jashtë vendit. Kosova ka partneritet shtetëror me Ajovan, Garda Kombëtare e së cilit ndihmon FSK-në në ngritjen e saj dhe konsolidimin në ushtri.

Top News – Dëmet e zjarreve. Tetë grup pune, nga pajisjet shtëpiake te bagëtitë
15/08 17:20
Top News- Dëbuan mbi 800 mijë civilëve shqiptarë më 1999/ Aktakuzë në mungesë ndaj 21 personave
15/08 16:47
Top News – Ndërpreja e sinjalit të News24, OSBE: ‘Konflikti për pronësinë, jo të ndalë transmetimin’
15/08 16:46
Top News- Spanja në flakë/ 14 vatra zjarresh, mijëra hektarë të djegur e 7 viktima
15/08 16:31
Top Channel/ Epike! Komentatori Ylli Aga “shpërthen” në lot pas kualifikimit historik të Dinamos
15/08 16:03
Top Channel/ Provokimi i Lavrovit, mesazhi në bluzën e tij përpara takimit të Alaskës!
15/08 15:39
Top Channel/ Pirromanet e arrestuar në Berat në gjyq. Masa për 4 prej tyre
15/08 15:35
Top Channel/ Taksat, kontroll online! Qytetarët do të kenë mundësi t’i shohin detyrimet në e-albania
15/08 15:34
Top Channel/ Berisha sërish në Kushtetuese, kërkon të shpallet anti-kushtetues masa e arrestit
15/08 15:33
Top Channel/ Lutje për zjarret! “Fjetja e Hyjlindjes”, kryepeshkopi Joan: Nuk bëjmë dot pa Perëndinë
15/08 15:22
Top Channel/ Shuhen zjarret në Gramsh, banorët po kthehen nëpër shtëpi, nis llogaritja e dëmeve
15/08 15:22
Top Channel/ “Ruhuni nga piromanët verbalë”, Rama: Mesazh për kritikat e opozitës
15/08 15:16
Top Channel/ Krimi në Maliq u tentua të fshihej, 8 të arrestuar, sherri nisi në rrjetet sociale
15/08 15:13
Top News-Dëmshpërblimi viktimave të zjarrit/ PL: Mashtrim i Ramës! Të shpallet gjendja e emergjencës
15/08 14:57
Top Channel/ Trafik i rënduar në autostradën Fushë Milot- Lezhë, makinat bllokohen mbi dy orë
15/08 14:53
Top News- Droni zbulon kanabis në Lukovë/ Arrestohen dy shtetas, u kapën duke u kujdesur për bimët
15/08 14:45
Top News – Rama u përgjigjet kritikave për zjarret: ‘Ruhuni nga piromanët verbalë! Duan tension’
15/08 14:37
Top News- Transporti i emigrantëve të paligjshëm/ Dy aksione në Gjirokastër, në pranga tre persona
15/08 14:15
Top News- ‘Paralizohet’ aksi Fushë Milot- Lezhë, makinat bllokohen më shumë se dy orë në trafik
15/08 14:05
Top Channel/ Rama publikon pamje nga ajri: Angazhim maksimal për shuarjen e çdo vatre
15/08 13:55