Kosova, edhe një herë tjetër është vënë në gatishmëri për të ndihmuar shqipërinë në rast nevoje. Pas tërmetit të regjistruar mbrëmjen e të dielës, ministri i mbrojtjes së kosovës, Armend Mehaj, i ka telefonuar homologut të tij shqiptar, Niko peleshi, duke i thënë atij se FSK është e gatshme të ndihmojë me të gjitha kapacitetet e saj, në cdo lloj situate.