Arratia e një 32-vjeçari të kërkuar ndërkombëtarisht dhe që fshihej në Durrës ka përfunduar këtë të enjte. Bëhet fjalë për Amarildo Lucajn, I cili kërkohej nga shteti italian si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim droge. “Lokalizohet, kapet në Durrës dhe arrestohet provizorisht, për t’u ekstraduar drejt Italisë, 32-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim droge”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Bluve të Durrësit.