Një shtetas italian është proceduar penalisht nga policia shqiptare, pasi u kap në Portin e Durrësit, teksa tentoi të fuste ilegalisht në Shqipëri mbi 24 mijë euro. Shërbimet e Policisë Kufitare në hyrje të Shqipërisë në portin e Durrësit, kaluan për kontroll të detajuar në vijë të dytë, automjetin tip “Porsche Cayenne” që drejtohej nga 54-vjeçari italian. Pas verifikimeve rezultoi se automjeti që drejtonte ky shtetas, ishte në kërkim nga Interpol Bern, Zvicër. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, automjetin dhe shumën e eurove. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.