Partia Demokratike e Rithemelimit kërkon pezullimin e gjyqtares së posaçme, Irena Gjoka dhe rishqyrtim të dosjes së saj në organet e vettingut. Kërkesa ëshë bërë nga sekretari për çështjet ligjore, Ivi Kaso pas publikimit nga mediat greke të vendimit të gjykatës së Janinës, që e ka shpallur gjyqtaren non grata në zonën Shengen për 10 vite. Opozita akuzon Gjokën se ja ka fshehur këtë fakt organeve të vettingut.