Llesh Doçi 31 vjeç, Lirim Sopoti 40 vjeç dhe Xhuliano Marando (Lika) 30 vjeç janë arrestuar si pasojë e operacionit “Four” nga Komisariati i Policisë nr. 4 në kryeqytet. Operacioni u organizua në kuadër të goditjes së veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. 31-vjeçar Llesh Doçi, është konstatuar nga shërbimet e policisë në rrugën ‘Rexhep Tarja’ dhe gjatë kontrollit fizik iu gjetën sasi lënde e dyshuar narkotike.