Gjenerali në krye të forcave tokësore të Ukrainës tha të dielën se trupat ukrainase kishin rimarrë fshatin lindor Klishçiivka në krahun jugor të Bakhmut-it, qytet i pushtuar nga rusët në janar. “Fshati u pastrua nga rusët dhe u çlirua”, tha komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, Alexander Syrski, në një postim në aplikacionin Telegram. Ministri i Brendshëm, Ihor Klimenko, gjithashtu konfirmoi në rrjetin Telegram se fshati u rimor pas luftimeve të ashpra. Fshati është rreth nëntë kilometra në jug të Bakhmut-it dhe para luftës kishte një popullsi prej rreth 400 banorësh.