Shtetet e Bashkuara po i ofrojnë Ukrainës maska gazi, kostume dhe furnizime të tjera për tu mbrojtur nga një sulm i mundshëm rus me armë kimike ose biologjike. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki konfirmoi ndihmën duke thënë se ndihmat janë ofruar në kohën e paralajmërimeve se Rusia mund të përdorte armë të tilla për të kundërshtuar rezistencën e ashpër të Ukrainës gjatë pushtimit.