NATO pritet të integroi këtë javë vendet nordike nën Komandën e Përbashkët të Forcave në Norfolk të Shteteve të Bashkuara, në një përpjekje për të përmirësuar sigurinë transatlantike dhe për të forcuar pozicionimin e aleancës në veri, tha komandanti kryesor i NATO-s. Nën strukturën e re, vendet nordike do të jenë nën selinë e vendosur në portin e Norfolkut në Virxhinia të SHBA-së, që është e orientuar në mbrojtjen e Atlantikut të Veriut, në vend të disa shteteve në rajon që mbeten nën komandën e NATO-s në Brunsum të Holandës, që është përgjegjëse për krahun verilindor të aleancës.