Siria akuzoi Izraelin se ka sulmuar të enjten me raketa aeroportet në Damask dhe Alepo. Izraeli ka mobilizuar 360 mijë rezervistë pas sulmit nga militantët e Hamasit. Qindra tanke janë pozicionuar në kufi me Rripin e Gazës dhe një sulm tokësor duket i pashmangshëm. Irani është një nga mbështetësit kryesorë të Hamasit dhe ekziston frika se sulmi mund të çojë në një konflikt më të gjerë në rajon.