Një avion, në bordin e të cilit ndodhej kryeministri spanjoll Pedro Sanchez bëri një ulje emergjente në Turqi të dielën në mbrëmje për shkak të një problemi teknik, tha qeveria e Spanjës, duke konfirmuar raportet e mëparshme të medias. Sanchez ishte duke udhëtuar drejt Armenisë fqinje ku do të merrte pjesë në një takim të Komunitetit Politik Evropian kur u regjistrua incidenti. Avioni, një Airbus A310, u ngrit pak para orës 16:00 sipas orës lokale nga baza ajrore Torrejon de Ardoz pranë Madridit, me destinacion Jerevanin, kryeqytetin e Armenisë, sipas mediave lokale. Burime qeveritare thanë sidoqoftë për gazetarët spanjollë se problemi teknik nuk ishte serioz, por aeroplani u detyrua të ulej në aeroportin më të afërt në përputhje me procedurat e sigurisë së aviacionit.