Zyrtarët ukrainas thanë se kanë tentuar të negociojnë për lirimin e ushtarëve të mbetur në fabrikën e çelikut, Azovstal, në Ukrainë, por përfundimi i betejës më të përgjakshme, ende mbetet i pazgjidhur. Moska thotë se më shumë se 900 luftëtarë ukrainas nga metalurgjiku i Mariupolit janë dërguar në një ish koloni burg, në pjesën e kontrolluar nga rusët në Donjeck. Frika ndërkohë po shtohet se luftëtarët e Azovstalit mund të ekzekutohen ose torturohen.