Sa herë që një bankë falimenton lind pyetja se kush e ka radhën për të ulur qepenat. Një efekt domino në sistemin bankar amerikan do të shtrinte efektet ekonomike në ekonomitë e shteteve të tjera partnere me amerikën. Falimentimi i bankës Silicon Valley në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po ve në pikëpyetje politikat e ndjekura nga Banka Qëndrore për frenimin e inflacionit. Ekonomistët ngrenë shqetësimin se rritja e vazhdueshme e normës bazë të interesit mund të sjellë një kolaps bankar dhe financiar.