SHBA ka njoftuar se do të përshpejtojë furnizimin e Ukrainës me raketa për mbrojtje ajrore duke ia dërguar asaj dërgesat e planifikuara për vendet e tjera aleate. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, tha se SHBA e mori këtë vendim të vështirë për të ndryshuar prioritetin në lidhje me dërgesat e planifikuara të shitjes së armëve, por nuk tregoi se sa vende apo cilat vende preken nga ky vendim.