Pentagoni ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë fonde për të dërguar municion dhe raketat që i duhen Ukrainës për t’iu kundërpërgjigjur sulmit rus. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin i cili ngriti grupin ndërkombëtar për të ndihmuar Ukrainën në prill të vitit 2022, iu ka bërë thirrje aleatëve që të vazhdojnë ta plotësojnë boshllëkun e krijuar. “E nxis këtë grup që të shkojë një hap më tutje për t’i dhënë Ukrainës më shumë sisteme mbrojtëse tokësore dhe raketa mbrojtëse që shpëtojnë jetë”, deklaroi Sekretari Austin.