Top News/ Frikë nga një pushtim rus…Kancelari gjerman Olaf Scholz ‘siguron’ Moldavinë
21/08/2024 12:30

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ndodhet në Moldavi, ish-republikën sovjetike që gjendet në kufi me Ukrainën dhe ndien kërcënimin nga pushtimi i nisur nga Rusia ndaj shtetit fqinj. Scholz do të takohet me presidenten e Moldavisë, Maia Sandu, dhe kryeministrin moldav, Dorin Recean, në Kishiniev. Bisedat do të fokusohen kryesisht në ndikimin e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës në këtë shtet të vogël me 2.6 milionë banorë. Qeveria e Moldavisë, që synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, ka akuzuar Rusinë për dezinformim dhe destabilizim. Që nga vitet ’90, ushtarët rusë janë të stacionuar në rajonin e shkëputur të Transnistrisë, një rrip i ngushtë toke në lindje të Republikës. Scholz vizitoi Moldavinë vitin e kaluar në kuadër të një samiti evropian. Megjithatë, kjo vizitë është vizita e parë bilaterale që një kancelar gjerman ka zhvilluar në këtë shtet në 12 vjetët e fundit. Gjermania ka mbështetur me mbi 41 milionë euro sektorin e sigurisë së Moldavisë që nga viti 2018, sipas Qeverisë gjermane. Berlini është donatori i pestë më i madh i Moldavisë, që është një prej shteteve më të varfra në Evropë. Si Ukraina, edhe Moldavia është shtet kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2022. Votuesit në Moldavi më 20 tetor do të votojnë në zgjedhjet presidenciale. Qytetarët po ashtu do të votojnë në një referendum nëse shteti duhet të anëtarësohet në BE, në mënyrë që ky synim të përfshihet në Kushtetutë.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20