Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë tha se i ka ofruar Polonisë ridislokimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot. “Me ketë masë ne mund të mbrojmë një qendër logjistike në Poloni që ka rëndësi të madhe për dërgimin e pajisjeve në Ukrainë”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius. Ndërkohë vendimi u mirëprit nga Varshava zyrtare.