Të gjithë deputetët që mbështesin Bashën kanë qenë të shoqëruar nga bodigardë, të cilët dukem qartë në pamje, teksa zbresin nga makinat dhe futen në seli. Lulzim Basha që në fakt është brenda ligjit i mbrojtur, por edhe Enkelejd Alibeaj, apo Grida Duma kanë preferuar që të kenë shoqërues këtë të shtunë. Nuk dihet nëse këtë lëvizje e kanë të përditshme, apo frika e incidenteve i ka detyruar të marrin masa mbrojtëse.