Top News – Frikë në Islandë/ 17 mijë tërmete brenda një jave të vetme
04/03/2021 19:36

Edhe për një ishull vullkanik të mësuar me dridhje toke të herë pas hershme, kjo ka qenë një javë aspak e zakontë në Islandë. Sipas zyrës meteorologjike të vendit, rreth 17 mijë tërmete kanë prekur rajonin jugperëndimor të Reikjanes, gjatë javës së shkuar. Tërmeti më i madh ka qenë i manjitudës 5.6 i shkallës Rihter, dhe u regjistrua mëngjesin e 24 shkurtit. Ai ishte më i madhi në një varg tërmetesh që vazhdojnë të shkundin zonën në afërsi të kryeqytetit të vendit Rikjavik dhe rreth tij, ku dy të tretat e popullatës së islandës jetojnë. Dy tërmete të mëdha, me manjitudë 5 u regjistruan po ashtu më 27 shkurt dhe më 1 mars. Tërmetet kanë shkaktuar pak dëme deri më tani, edhe pse zyrtarët islandezë kanë raportuar carje të vogla në rrugë dhe rënie gurësh në zonat e afërta me epiqendrën. Islanda ndodhet në fakt mbi kufirin e një pllake tektonike që vazhdon të luhatet, duke shtyrë amerikën e veriut dhe euro-azinë larg njëra tjetrës. Pjesa më e madhe e aktivitetit sizmik atje regjistrohet vetëm përmes pajisjeve të specializuara. Dridhje të herëpashershme të tokës, më të forta, janë pjesë përbërëse e jetës në një rajon sizmik aktiv. Por këtë radhë, duket sikur dridhjet e tokës nuk po kanë fund dhe po shkaktojnë shqetësim. Me disa vullkanë në zonë, zyrtarët lokalë kanë paralajmëruar se një shpërthim mund të jetë i afërt.

Top News- ‘Ukraina të vendosë për veten’/ BE kundër ndryshimit të kufijve me forcë
12/08 10:27
Top Channel/ 37-vjeçari i merr jetën gruas dhe foshnjës 3-muajshe, më pas veten! Si kreu krimin
12/08 10:00
Top Channel/ Shpërthim i fuqishëm në një uzinë çeliku në SHBA, 1 i vd*kur e disa të plagosur
11/08 23:05
Top News-Trump u çon gardën…të pastrehëve. Urdhëron daljen e trupave në Uashington:Pastrojmë qytetin
11/08 23:00
Top Channel/ Trump firmos urdhrin, Garda nis luftën ndaj krimit
11/08 22:59
Top Channel/ Premtimi i Trump: Do tentoj t’i kthej Ukrainës disa territore
11/08 22:52
Top Channel/ Tragjedi në Itali! Humb jetën nga i nxehti 4-vjeçari, prindërit e gjejnë brenda makinës
11/08 22:32
Top Channel/ E rëndë në Angli! Përleshje mes adoleshentësh, një viktimë! Arrestohen bashkëmoshatarët
11/08 22:31
Top News – OKB dënon Izraelin. Sulmi i qëllimshëm me gjashtë gazetarë si viktima
11/08 22:20
Top News – Takimi me Putin në Alaska. Trump-Do përpiqem t’i rikthej disa toka Ukrainës
11/08 21:45
Top Channel/ “Kokteji molotov” po përhap zjarret! Shkencëtarët ngrenë alarmin për Mesdheun
11/08 19:35
Top News- Kim Jong Un kërcënon Trump/ Pas stërvitjes ushtarake amerikane me Korenë e Jugut
11/08 14:51
Top Channel/ Polonia paralajmëron Rusinë: Mos prekni kufijtë! Zelensky: Jo lëshime kriminelit!
11/08 14:09
Top News- Fëmijët që luajnë në Roblox, të pambrojtur. Studimi britanik- Materiale të papërshtatshme
11/08 13:34
Top Channel/ Zbardhen kushtet e Putinit, këshilltari: Jemi ne që i ofrojmë zgjidhje Trumpit!
11/08 12:37
Top News – Gazetarët e vetëm në Gaza. Izraeli eliminon grupin e Al Jazeera, ‘ishin terroristë’
11/08 11:53
Top News – Detet e Britanisë më të ngrohta. Specie të reja në ujëra, shkenctarët shpjegojnë arsyet
11/08 11:49
Top News – Të pastrehët të ikin nga Uashingtoni. Trump i dëbon nga kryeqyteti: Do të luftoj krimin
11/08 11:48
Top News – Tërmeti rrafshon ndërtesat. Lëkundet Turqia, mijëra persona lënë shtëpitë
11/08 11:48
Top News-Australia njeh Palestinën në shtator/‘Zgjidhja me dy shtete është shpresa e vetme për paqe’
11/08 11:34