Pas rritjes së tensioneve dhe paralajmërimeve se në Bosnjë mund të ketë një tjetër luftë, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është nisur drejt Sarajevës, në vizitën e tij të parë zyrtare në vendin Ballkanik. Escobar do të vizitojë jo vetëm kryeqytetin boshnjak por edhe Banja Lukën për të përsëritur mbështetjen e SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës.