Kroacia do të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Vendimi është komunikuar nga ministri i Mbrojtjes, Ivan Anushiç. Ministri tha se shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të zgjasë dy muaj, ku rekurtët do të përgatiten me njohuritë bazë të përdorimit të armëve të lehta, si dhe me veprimet e para në ndihmë të civilëve në rastet e luftës.