Katër persona që kanë qenë nën vëzhgim në Itali për infeksion të mundshëm me hantavirus kanë rezultuar negativë, tha të mërkurën ministria italiane e shëndetësisë. Testet u kryen te një turiste argjentinase e shtruar në spital me pneumoni, një burrë nga rajoni jugor italian i Kalabrisë i cili ishte në izolim vullnetar, një turist britanik në Milano dhe një shoqërues që udhëtonte me të.