Rregullatori evropian i ilaceve ka ndërhyrë për të qetësuar shqetësimet për vaksinën e Oxfordit dhe AstraZeneca-s duke thënë se përfitimet prej saj i tejkalojnë rreziqet, pasi katër vende të rëndësishme të BE njoftuan se kishin pezulluar përdorimin e vaksinës. Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja, ndaluan përkohësisht vaksinimin të hënën pas raportimit të disa rasteve shqetësuese të mpiksjes së gjakut tek persona që kishin marrë vaksinën.