Rusia ka vendosur të anulojë festimet e 9 majit në të paktën 21 qytete të vendit. Lajmi u dha nga mediat ruse këtë të enjte, që raportuan se në qytetet që ndodhen kryesisht në kufi me Ukrainën, nuk do të mbahet ceremoni festive. Festa e 9 majit organizohet në Rusi për të përkujtuar fitoren e Bashkimit Sovjetik kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, megjithatë vlen të theksohet se që prej nisjes së pushtimit rus mbi Ukrainë, festimet nuk janë organizuar në të gjithë vendin.