Gjermania po planifikon të ofrojë 1.9 miliardë euro shtesë ndihmë ushtarake për Ukrainën, ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius. Gjatë një një konference të përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev, ministri u shpreh se ndihma shtesë do të vihet në dispozicion në javët dhe muajt e ardhshëm, pasi vendimi të jetë miratuar në Parlament. "Mund të them se Gjermania filloi këtë vit me plane për të ofruar katër miliardë euro në mbështetje për Ukrainën. Ne e kemi rritur këtë në shtatë miliardë euro gjatë muajve të fundit," tha Pistorius. Ministri njoftoi gjithashtu se Gjermania dhe Ukraina do të forcojnë bashkëpunimin e tyre në industrinë e mbrojtjes dhe se sistemet e para me rreze të gjatë veprimi pritet të jenë funksionale në muajt e ardhshëm.