Me temperaturat në Japoni që arrijnë lehtësisht në 38°C dhe qeverinë që lëshon alarme për valë të nxehti në pjesën më të madhe të vendit, dy kompani japoneze janë bashkuar për të krijuar një zgjidhje për nxehtësinë ekstreme: një frigorifer njerëzor. “Kutia personale e ftohjes” Do Hiemon është zhvilluar nga një prodhues i specializuar i makinetave që shesin produkte dhe një kompani kutish veglash çeliku, për t'i bërë ballë kështu valëve të të nxehtit në Japoni. Ajo mund të blihet për 1.5 milion jen ose mbi 7 mijë dollarë amerikanë.