Inflacioni arriti nivelin më të ulët që prej muajit qershor të vitit 2021, në periudhën e pandemisë. Të dhënat e instat tregojnë se në muajin shtator, inflacioni preku nivlein e 1.9 për qind, pra rreth 1.1 për qind më pak sesa objektivi i Bankës së Shqipërisë. Ky efekt vjen në ndërkohë që këshilli mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin e tre për qind.