Kanë kaluar dy dekada që kur epoka e fluturimeve supersonike u ndërpre, pasi aeroplani i fundit Concorde u ul për herë të fundit në pistë, në një fushë aviacioni në jugperëndim të Anglisë. Një kompani e re europiane ka vendosur të provojë të futet në garë, duke premtuar udhëtime hipersonike nga Frankfurti në Sidnei për 4 orë e 15 minuta, apo nga SHBA në Dubai për 3 orë e 30 minuta.