Top News – Francë, më e keqja kaloi/ Macron-i: Të ruhemi nga vala tjetër
25/11/2020 10:57

Franca nis këtë fundjavë lehtësimin e masave kundër pandemisë, duke përfshirë këtu dhe hapjen e disa dyqaneve, njoftoi presidenti Emmanuel Macron. Shefi i Elizesë shtoi se njerëzit do të jenë në gjendje të shijojnë momentet e festave bashkë me të familjet e tyre në periudhën e Krishtlindjeve, por baret dhe restorantet sipas tij do të mbeten të mbyllura deri në 20 janar. Më e keqja e valës së dytë në vend sipas kreut te shtetit, tashmë mund të thuhet se ka kaluar, edhe pse në fjalimin televiziv drejtuar vendit theksoi se duhet bërë kujdes për të shmangur një valë të tretë. “Duhet të bëjmë ç’është e mundur që të parandalojnë një valë te tretë dhe një karantinë të tretë. Nëse deri në 15 dhjetor infektimet e reja dhe shtrimet në spital do të jenë në nivele të qëndrueshme, atëherë bllokimi mund të hiqet në masë më të madhe. Do të jemi në gjendje të lëvizim përsëri pa autorizim, përfshirë dhe udhëtimet mes rajoneve dhe t’i kalojmë Krishtlindjet me familjet tona. Unë i bëj megjithatë apel ndjenjës tuaj të përgjegjësisë: kjo sigurisht nuk do të jetë një festë Krishtlindjeje si të tjerat”, tha Macron. Të hënën, Franca raportoi 4,452 raste të reja me Covid-19, numri më i ulët ky që prej shtatorit. Macron tha se suksesi i vaksinave ofron një rreze shprese dhe se Franca do të synojë ta nisë vaksinimin në fund të dhjetorit e në fillim të janarit, duke nisur me të moshuarit dhe personat më të cënueshëm nga sëmundja.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30