Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se ndonëse zgjidhja e mbledhjes së trupave ruse afër kufirit me Ukrainën mund të marrë muaj, ende ka hapësirë për “të ecur përpara”. Ai i ka bërë këto deklarata pas bisedimeve të zhvilluara me liderin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy në përpjekeje për të qetësuar vendin, i cili ndodhet nën ethet e një pushtimi të mundshëm rus. “Ne kemi mundësi t’i çojmë përpara këto negociata mes Rusisë dhe Ukrainës, ka thënë Macron pas takimit që ka zhvilluar në Kiev me homologun e tij ukrainas, Zelenskiy, duke shtuar se ai sheh “zgjidhje konkrete dhe praktike”.