Krahas Gjermanisë, edhe Franca ka mbështetur vendimin e qeverisë së Kosovës për heqjen e kufizimit të mallrave serbe përmes pikës kufitare të Merdarit. Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot në një postimn në X, shkroi ky është një vendim i rëndësishëm që mundëson progres në integrimin rajonal (Procesi i Berlinit) dhe drejt integrimit evropian. “E mirëpres vendimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e pikës kufitare Merdar për mallra nga Serbia. Ky është një vendim i rëndësishëm që mundëson progres në integrimin rajonal (Procesi i Berlinit) dhe drejt integrimit evropian. Qasja multilaterale e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve sjell fryte të qëndrueshme”, shkroi ai në X.