Qeveria e Francës tha se mjekët në këtë vend nuk do të lejohen më që të përdorin hidroksiklorinën si ilaç për trajtimin e koronavirusit. Vendimi vjen pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e pezulloi këtë javë testimin e hidroksiklorinës dhe të klorokinës, për shkak të shqetësimeve për sigurinë. Hidroksiklorina, e cila përdoret normalisht për të trajtuar malarien ose artritin, është promovuar më herët nga virologu francez, Didier Raoult, i cili është takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, për të diskutuar përdorimin e saj si trajtim për pacientët me koronavirus.