Top News/ Franca nis trajnuesit ushtarakë në Ukrainë / Vendimi është marrë, do të publikohet shpejt
30/05/2024 14:21

Franca së shpejti mund të dërgojë trajnuesit ushtarakë në Ukrainë, pavarësisht shqetësimeve të disa aleatëve dhe kritikave nga Rusia, dhe vendimi mund të publikohet javën e ardhshme gjatë një vizite të presidentit ukrainas në Paris, thanë tre burime diplomatike. Diplomatët thanë se Parisi shpresonte të krijonte dhe të drejtonte një koalicion vendesh që ofrojnë një ndihmë të tillë për përpjekjet e luftës së Kievit, edhe pse disa nga partnerët e tij të Bashkimit Evropian kanë frikë se kjo mund të cojë në një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë. Franca fillimisht do të dërgojë një numër të kufizuar personeli për të vlerësuar modalitetet e një misioni përpara se të nisë disa qindra trajnues, thanë dy nga diplomatët. Trajnimi do të përqendrohet tek çminimi, mirëmbajtja e pajisjeve operacionale dhe ekspertiza teknike për avionët luftarakë që do të sigurohen nga Perëndimi, thanë ata. Parisi gjithashtu do të financonte, armatoste dhe stërviste një brigadë të motorizuar ukrainase. “Marrëveshja është në fazë të avancuar dhe ne mund të presim diçka javën e ardhshme”, tha një nga burimet. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy do të vizitojë francën më 6 qershor, në 80-vjetorin e Ditës së fitores, kur ushtarët aleatë zbarkuan në Normandi për të dëbuar forcat gjermane naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai do të zhvillojë bisedime me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris një ditë më pas. Komandanti i lartë i Ukrainës Oleksandër Syrskyi kishte thënë të hënën se ai kishte nënshkruar dokumentet që lejonin instruktorët ushtarakë francezë të vizitojnë qendrat e trajnimit ukrainas së shpejti. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, në një "sqarim", tha se Kievi kishte shprehur interes për një projekt që përfshin pranimin e instruktorëve të huaj që nga shkurti. Presidenti rus Vladimir Putin në anën tjetër tha se prania e ushtrisë së rregullt franceze në Ukrainë, është një hap drejt konfliktit global.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55