Franca sërish në flakë, teksa mijëra protestues kanë mbushur sheshet e qyteteve më të mëdha të vendit për të protestuar kundër reformës së pensioneve. Ashtu siç ishte paralajmëruar, në Paris u mblodhën mijëra njerëz, të cilët u përleshën me policinë. Këta të fundit përdorën gaz lotjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën dhe fikur zjarret e shumta të ndezura nga demonstruesit.