Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, tha të dielën se kishte urdhëruar dikasterin e tij që të fillonte procedurat ligjore kundër Presidentit francez, Emmanuel Macron, pasi Parisi ndaloi kompanitë izraelite që të marrin pjesë në panairin e marinës ushtarake. Vendimi për të ndaluar pjesëmarrjen e firmave izraelite është incidenti i fundit i nxitur nga shqetësimi i qeverisë së Presidentit Macron lidhur me mënyrën se si Izraeli i ka zhvilluar operacionet luftarake në Gazë dhe Liban.