Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, kanë përgëzuar Albin Kurtin për rizgjedhjen në krye të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur mbështetjen e tyre për vijimin e bashkëpunimit dhe proceset integruese të vendit. Në mesazhet e dërguara, përtej përgëzimit, dy liderët vënë theksin te dialogu mes Serbisë dhe Kosovës. Kancelari gjerman theksoi rëndësinë e progresit në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, duke garantuar se Gjermania do të mbetet një partner i fortë dhe i besueshëm për Kosovën në këtë proces.