Top News – Franca bëhet e para në Evropë / Ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç
22/07/2026 15:02

Franca është vendi i parë në Bashkimin Evropian që miratoi ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për minorenët nën moshën 15 vjeç. Pas Senatit francez, edhe Asambleja Kombëtare e miratoi ligjin me një shumicë të madhe votash, 279 pro dhe 81 kundër. Me kërkesë të Presidentit Emmanuel Macron, rregullat e reja pritet të hyjnë në fuqi menjëherë pas pushimeve verore. Pas vendimit të Parlamentit, Macron tha: "Kisha punuar për këtë nismë dhe tani është vendosur: që nga fillimi i vitit të ri shkollor, rrjetet sociale do të jenë të ndaluara për fëmijët nën 15 vjeç.” Operatorët e platformave do të detyrohen të vendosin mekanizma efektivë për verifikimin e moshës së përdoruesve. Sipas Macron, Franca po hap rrugën për një rregullim të mundshëm në të gjithë Evropën. Për llogaritë e reja në rrjetet sociale, ligji do të zbatohet nga 1 shtatori. Për llogaritë ekzistuese do të ketë një periudhë kalimtare prej katër muajsh, deri më 1 janar 2027. Gjatë kësaj kohe, sipas Macronit, do të mbyllen llogaritë ekzistuese të përdoruesve nën 15 vjeç. Ndalimi do të prekë të gjitha platformat sociale, por do të ketë përjashtime për "enciklopeditë online” dhe "projektet digjitale me qëllime edukative”. Ligji parashikon gjithashtu zgjerimin e ndalimit të telefonave celularë në shkolla. Ndërsa më parë ndalimi zbatohej në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, tani ai do të shtrihet edhe në shkollat e mesme të larta. Megjithatë, do të ketë mundësi për përjashtime kur është e nevojshme. Qëllimi i ligjit është të mbrojë të rinjtë nga efektet e dëmshme që rrjetet sociale mund të kenë ndaj shëndetit të tyre.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55