Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, ka akuzuar Australinë dhe Shtetet e Bashkuara se kanë gënjyer për një pakt të ri të sigurisë, që ka nxitur Parisin t’i thërrasë për konsultime ambasadorët e tij në këto shtete. Ministri Le Drian ka akuzuar shtetet edhe për “shkelje të madhe të besimit”.