Gruaja e Benjamin Netanyahut, Sarah, i dërgoi një letër emocionuese Zonjës së Parë të SHBA-së, Jill Biden , duke iu referuar fëmijëve të mbajtur peng në Gaza nga Hamasi. Sara Netanyahu tregon në letrën e saj se një grua e rrëmbyer më 7 tetor, lindi fëmijën e saj gjatë pesë javëve që ajo ishte në tunelet e Hamasit. “Kjo foshnjë ka lindur nga duart e këtyre vrasësve” , i ka shkruar Netanyahu, Jill Biden, duke theksuar se këtë letër nuk po e dërgon si “gruaja e kryeministrit”, por “kryesisht dhe para së gjithash si nënë”. “Mund ta imagjinoni se sa shumë gjëra i kanë shkuar në mendje kësaj gruaje të re. Për më tepër, njëri nga fëmijët e rrëmbyer është vetëm dhjetë muajsh. Ai u rrëmbye para se të mësonte të ecë apo të flasë”, shtoi Sara Netanyahu.