Këtë të enjte në Pallatin e Kongreseve u mbajt edicioni i dytë i MatchMaker Albania, një platformë që synon të lidhë bizneset vendase me investitorë të huaj dhe të nxisë bashkëpunime konkrete në ekonomi. Ky event u organizua nga Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve dhe u përqendrua në 4 sektorë: pasuritë e paluajtshme dhe turizmi, bujqësia, transformimi digjital dhe energjia e pastër. Fokusi i këtij edicioni ishin projektet e zbatueshme, me synimin për të prodhuar rezultate të matshme në zhvillimin ekonomik. Në këtë event morën pjesë edhe Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja si edhe Kryeministri i vendit, Edi Rama.