Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen pritet të udhëtojë drejt Shqipërisë për të marrë pjesë në forumin e parë të investimeve BE-Ballkani Perëndimr. Në Pallatin e Kongreseve, më 13 tetor, kryeministri Edi Rama do të çelë punimet e forumit dhe një moment të sajin pritet të ketë edhe ministrja vitruale për inteligjencën artificiale ‘Diella’. Pasi të ketë fjalën e saj presidentja Von Der Leyen, pritet që të nënshkruhen edhe disa marrëveshje bashkëpunimi të karakterit ekonomik.