Sali Berisha ndodhet në Zagreb ku po merr pjesën në ditën e dytë të punimeve të Forumit të International Democrat Union (IDU), ndërsa në selinë Blu janë dorëzuar dhe kandidaturat për garën e kreut të ri të PD. Forumi u çel nga kryetari i IDU dhe ish-kryeministri i Kanadasë, Stephen Harper, së bashku me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç, i cili në fjalën e tij theksoi domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar përballë krizave të sigurisë, zhvillimeve ekonomike dhe presioneve migratore.