Pasaporta kosovara vijon të forcojë pozitën e saj në arenën ndërkombëtare. Pas heqjes së vizave nga Bashkimi Europian, tashmë Kosova nga 1 dhjetori do të mund të udhëtojë pa viza edhe në një tjetër shtet. Bëhet fjalë për Tajvanin, I cili ka vendosur të heqë vizat për shtetasit e Kosovës, duke nisur nga 1 dhjetori.