Top News – Forcat speciale të Gjermanisë/ Zhduket një numër i madh armësh
04/03/2021 10:29

Një numër i madh armësh është zhdukur në ushtrinë gjermane. Fillimisht, nuk ishte ende e qartë nëse kjo erdhi si rezultat i ndonjë gabimi në inventar apo nëse anëtarët e njësisë së forcave special, KSK i kanë marrë ato me qëllim, ç’ka do të përbënte vepër penale. Kreu i saj, Gjeneral Brigade Markus Kreitmayr ofroi një mundësi të padëgjuar në fillim të vitit të kaluar. Ai u tha trupave se mund të kthejnë çdo armë dhe municion të marrë pa leje, në mënyrë anonime dhe pa frikë nga pasojat. Oferta e Kreitmayrit u prit mirë. Të paktën 25.000 fishekë e municione u kthyen në mënyrë anonime midis marsit dhe majit 2020, sipas Komisionit të Mbrojtjes të Bundestagut, i cili ishte informuar vetëm kohët e fundit në lidhje me nismën. U kthyen edhe granata dore. KSK është forca e shpejtë e reagimit të Bundeswehr, e ngarkuar për shpëtimin e pengjeve dhe luftën kundër terrorizmit jashtë kufijve. Me qendër në Gjermaninë jugperëndimore, ka qenë nën vëzhgim nga afër që kur dolën në dritë vitin e kaluar incidentet e ekstremizmit të djathtë të dyshuar. Ushtarët që bënin përshëndetjen e Hitlerit dhe më pas armët që u zhdukën ishin pika e fundit për ministren gjermane të mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer. Ajo ngriti një grup pune për të shqyrtuar operacionet e KSK dhe për të paraqitur reforma. Një nga degët e saj u shpërbë tërësisht. Një hetim pritet të përfundojë deri në verë dhe KSK ekziston “me kusht” deri atëherë, ka thënë Kramp-Karrenbauer. Ajo ka premtuar një shpjegim transparent të asaj që ka ndodhur. Por tani duket se programi i diskutueshëm i amnistisë për kthimin e armëve, mund të jetë fshehur dhe armët e zhdukura nuk u përmendën as në një raport paraprak mbi reformën e KSK, ku u fol për “gabime në kontabilitet” dhe “gabime numërimi”. Me sa duket thonë mediat vendase, as ministria nuk dinte gjë për një kohë të gjatë.

Top News – Pas Khameneit vjen një pragmatist / Ali Larijani shfaqet si ‘ndërmjetës pushteti’
01/03 15:46
Top News – Kapet anija e ‘flotës hije’ të Rusisë / Belgjika dhe Franca ndjekin cisternën ‘fantazmë’
01/03 15:39
Top News-Sulmohet konsullata e SHBA, 9 viktima / Protesta për vdekjen e Khameneit në Pakistan e Irak
01/03 15:36
Top News – Garancitë e sigurisë për Ukrainën / Kievi: Rusia pranoi propozimin amerikan
01/03 14:44
Top News – Afganistani qëllon avionët pakistanezë / ‘Luftë’ mbi Kabul, intensifikohet konflikti
01/03 14:27
Top News – ‘Basti’ më i madh i Trumpit…/ ‘I fiksuar’ me Iranin, pasojat në politikën e jashtme
01/03 13:19
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 12:59
Top News – Drejtoi Iranin me ‘grusht të hekurt’ / Kush ishte Ali Khamenei, armiku numër 1 i SHBA-së
01/03 12:58
Top News – Valë shpërthimesh mbi Dubai e Doha / Irani vazhdon hakmarrjen, sulme të reja
01/03 12:54
Top News – ‘Trump e Netanyahu do ta paguajnë…!’ / Irani nën sulm të dielën, dita e dytë e luftës
01/03 12:42
Top Channel/ Sulmet tronditin Dubain/ Panik edhe në Kuvajt, Bahrein dhe Jordan
01/03 12:12
Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”, përshkallëzohet konflikti në disa vende
01/03 12:06
Top Channel/ Eliminohet Khamenei , Irani konfirmon vdekjen e liderit, reagon Trump: Njeriu më i keq
01/03 12:03
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 11:27
Top News – Çastet e fundit të Ajatollahut…Khamenei u takua me rrethin e ngushtë para sulmit
01/03 11:18
Top Channel/ Lindja e Mesme në flakë: SHBA dhe Izraeli godasin Iranin, mister fati i Khameneit
01/03 01:21
Top Channel/ E BUJSHME! Vritet Khamenei?! Trump e Netanjahu e pohojnë: Informacion i saktë!
01/03 00:18
Top Channel/ Mijëra grek në rrugë, përkujtojnë viktimat e aksidentit në Tempi
28/02 22:30
Top News – Valë shpërthimesh në Lindjen e Mesme. Shtetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane
28/02 21:21
Top News- Vuçiç flet për pasoja, e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999
28/02 21:00
DIGITALB DIGITALB